ポッドキャストに戻る

Skllavja e seksit

23 min 14 s

Unë Dua Të Dëgjohem Skllavja e seksit 再生の準備ができました
0:00 23 min 14 s

エピソードの説明

Atë e kishin ndarë nga kolona, njëjtë sikur shumë gra të tjera. Paramilitarët serbë i kishin marrë gratë dhe vajzat më të bukura dhe i kishin futur nëpër shtëpi të braktisura. Dy muaj e gjysmë ajo kishte bashkëjetuar me një paramilitar. Nuk ia di emrin, por thotë se sot është në gjendje ta vizatojë. Kur ai s’kishte qenë aty, e kishte mbajtur të mbyllur në dhomë. Në dhomat tjera kishte gra të tjera që po mbaheshin ngjashëm. “Në fillim rezistoja, mandej u dorëzova krejt”, rrëfen dëshmitarja. Ajo tregon se paramilitari serb i jepte komplimente derisa pinte qumështin që dilte nga gjinjtë e saj. Aktore: Xhejlane Tërbunja Kompozitor: Memli Kelmendi Dramaturg: Visar Krusha Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.